Kisha Orthodhokse Autoqefale E Shqipërisë

Sinodi i Shenjtë

Deklaratë

Një arkimandrit i Kishës së Kretës, që në rrjetet sociale përdor emrin Ilias Anastasiadis (Archimandrite Romanos), në këto ditë të kremtesh të mëdha, hodhi shkrime poshtëruese, gati-gati të turpshme, në faqen e vet personale të internetit (a) 11.08.2023 dhe (b) 12.08.2023 kundër Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Shkak për këtë u bë letra e Kryepiskopit drejtuar episkopit të përndjekur ukrainas, Mitropolitit të Tulchyn-ës dhe Bratslav-ës, z. Jonathan, ku ndër të tjera thuhet: Po ndjekim me trishtim të thellë sprovat e dhimbshme të Hirësisë suaj fort të shtrenjtë dhe të grigjës suaj të zgjedhur… Lutemi pa pushim që Perëndia t’ju denjësojë “ta tregoni gjithnjë veten shërbëtorë të shumëduruar…” (2 Kor. 6:4-9).

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë shpreson që autoriteti kishtar përgjegjës, pavarësisht se cilët individë fshihen pas asaj maske, do të ndërhyjë efektivisht, në mënyrë që të marrë fund kjo sjellje e neveritshme. Shkrimet e njëpasnjëshme keqdashëse të tij fyejnë rëndë jo vetëm dy Kishat Orthodhokse lokale në fjalë, por edhe prestigjin e Orthodhoksisë në mbarë botën e krishterë.

 

Tiranë, 13 gusht 2023  

Nga Kryesekretaria e Sinodit të Shenjtë