– Apostulli – 1 Korinthianëve 9:13-18

A nuk e dini se ata që bëjnë punët e shenjta, prej tempullit hanë, edhe ata që qëndrojnë pranë therores, marrin pjesë nga therorja? Kështu edhe Zoti urdhëroi, që ata që predikojnë ungjillin prej ungjillit të rrojnë. Po unë asnjë nga këto nuk përdora, as nuk i shkrova këto që të bëhet kështu me mua; sepse është më mirë për mua të vdes, se të nxjerrë ndonjeri mburrjen time të kotë.

Sepse në predikoj ungjillin, nuk është mburrje për mua; sepse kjo është një nevojë e madhe për mua; dhe mjerë unë, në mos predikofsha ungjillin. Sepse në e bëj këtë me dashje, pagë kam; po në e bëj pa dashje, më është besuar kujdestaria.

Cila pra është paga ime? Që të predikoj ungjillin e Krishtit pa pagesë, që të mos e keqpërdor pushtetin tim në ungjillin.