Hirotoni në prift në Tiranë.

 

Më 25 qershor 2023, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye hirotonia në prift e dhjakon Emanuel Shallos. Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Hirotonisë u kryen nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Asti dhe klerikë të tjerë.

Kryepiskopi Anastas, i cili falënderoi Perëndinë për këtë dhuratë, vlerësoi shërbimin e Z. Emanuel si dhjakon dhe theksoi transformimin që sjell në jetën e klerit misteri i priftërisë, kryerja e Mistereve Hyjnore dhe veçanërisht Falënderimi Hyjnor. Fortlumturia theksoi se karakteristikat e tij si prift duhet të jenë përulësia e thellë, por mbi të gjitha dashuria për njerëzit. Në fund, Kryepiskopi Anastas falënderoi familjarët e priftit të ri, për mbështetje që i kanë dhënë në këtë vendim. Hirotonia u shoqërua me thirrjet “I denjë”.

Atë Emanuel Shallo ka kryer Institutin Profesional për ikonografi, Kolegji Universitar “Logos” për informatikë dhe ka kryer edhe studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Ai ka punuar në strukturat e Kishës sonë dhe është edhe një ikonograf i talentuar.

 


 

Foto Album:

 

Hirotoni në prift në Tiranë.

 

 


Fjala e Kryepiskopit Anastas në shërbesën e dorëzimit në prift të dhjakon Emanuel Shallo Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. 25.06.2023