– Ungjilli – Mateu 10:32-36,11:1
Kushdo, pra, që të më pohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta pohoj atë përpara Atit tim që është në qiejt.
Por këdo që të më mohojë përpara njerëzve, do ta mohoj edhe unë atë përpara Atit tim që është në qiejt.
Mos pandehni se kam ardhur të vë paqe mbi dhe; s’kam ardhur të vë paqe, por thikë.
Sepse kam ardhur të ndaj njeriun kundër të atit, edhe bijën kundër së ëmës, edhe nusen kundër së vjehrrës. Edhe armiqtë e njeriut do të jenë pjesëtarët e shtëpisë së tij.
Edhe ndodhi që kur mbaroi Jisui së porosituri të dymbëdhjetë nxënësit e tij, iku andej, që të mësojë e të predikojë nëpër qytetet e tyre.