E Diela I e Kreshmës së Madhe, E Orthodhoksisë, Herezia e indiferentizmit, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 05.03.2023 (Tekst)
Përpara pak ditësh të dashur besimtarë, dëgjuam për një ngjarje tragjike të ndodhur në Greqi, ku një tren me pasagjerë u përplasën me një tren mallrash edhe dëgjuam që kishte mbi 50-të viktima, disa të tjerë të humbur, e shumë të tjerë të plagosur. Dhe gjithë kjo ngjarje tragjike ndodhi sepse personi që kishte përgjegjësi, kishte vendosur trenin në linjën e gabuar.
Edhe herezitë të dashur besimtarë, mund të kenë pasoja shumë tragjike në jetën tonë.
Të ndjekësh një herezi është si ti hipësh atij treni i cili ka marë drejtimin e gabuar. Të ndjekësh një herezi, do të thotë të marrësh një rrugë që të çonë në destinacionin e gabuar. Dhe fundi nuk është thjesht një vdekje , është më tragjike se vetë vdekja. Është një vdekje e përjetëshme, është një vdekje që nuk ka fund. Prandaj Kisha , Kisha me shumë këmbëngulje ka ruajtur besimin e saj dhe ka luftuar herezitë që kanë dalë sepse e di sesa tragjike është të lejosh një herezi të mësojë popullin e saj. Me shumë sakrifica, me shumë gjak Kisha ka ruajtur të vërtetat dhe dogma e saj.
Po të shikojmë me kujdes të gjitha herezitë që kanë lindur ndër shekuj dhe vazhdojnë akoma të linin, shumica e tyre i referohen personit të Jisu Krishtit.
Pse i referohen atij Personi dhe pse e luftojnë Atë?!
Sepse e dimë që Jisu Krishti është personi që përmbushi planin Hyjnor, planin e Perëndisë për shpëtimin e njeriut. Dhe duke goditur këtë person dhe mësimet që ka Kisha për këtë person, pikërisht e çojnë njeriun në mësimin e gabuar, dhe në rrugën e gabuar dhe në destinacionin e gabuar.
Prandaj dhe Kisha ruan dhe ka ruajtur mësimin dhe dogmat e saj. Dogmat janë ato të cilat na drejtojnë na tregojnë rrugën ku duhet të ecim.
Edhe akoma, lufta kundër ikonave sot në të Dielën e Orthodhoksisë ne pikërisht kremtojmë, kujtojmë rivendosjen e ikonave në orthodhoksi, Triumfin e Orthodhoksisë dhe vendosjen e ikonave. Edhe pikërisht edhe kjo herezi kundër ikonave ç’farë kishte qëllimin kryesor?
Qëllimi kryesor ishte pikërisht, që të luftonte personin e Jisu Krishtit, që me kalimin e kohës personi i Jisu Krishtit të harrohej që ishte një person historik që kishte ardhur, që Biri Perëndisë ishte bërë njeri kishte ardhur për të mësuar, kishte predikuar, kishte vdekur dhe ishte ngjallur. Kjo ishte ajo çfarë fshihej pas gjithë asaj lufte kundër ikonave.
Por Kisha jonë tha: Ne e ruajmë Dogmën dhe besimin tonë ashtu të vërtetë në shekuj të shekujve! Dhe këto herezi vazhdojnë t’a luftojnë Kishën, nuk kanë pushuar asnjëherë.
Ne sot kemi një herezi të rrezikshme, herezinë e indiferentizmit ndaj besimit tonë Orthodhoksë. Ne tregohemi indiferent ndaj besimit tonë, ne nuk e dimë cila është bukuria e këtij besimi, ne nuk përpiqemi t’a mësojmë këtë besim, ne nuk përpiqemi t’a jetojmë këtë besim, ne nuk përpiqemi t’ia mësojmë të tjerëve këtë besim. Kjo herezi e indiferentizmit , po i përhap ato degët e saj kanceroze në gjithë shoqërinë tonë.
Dhe fundi do të jetë shumë tragjik nëse vazhdojmë secili prej nesh ta lejojmë këtë sëmundjen këtë herezinë e indiferentizmit të përhapet, duke filluar që nga familjet tona dhe më gjerë pastaj. Kjo është përgjegjësia e secilit prej nesh të krishterëve orthodhoks që mos t’a lejojmë këtë herezinë e indiferentizmit të helmojë familjet tonë, të helmojë besimin tonë.
Kjo është përgjegjësia jonë për t’a ruajtur brenda familjes për t’a ruajtur, për t’a kultivuar dhe për t’a përhapur atë. Kjo është porosia që na dha Zoti Jisu Krisht, ja dha Apostujve, na e dha ne të gjithëve. Kur ne jemi pagëzuar kemi dëgjuar në pjesën e Ungjillit atë porosinë që u tha Zoti Apostujve : “Shkoni ,mësoni gjithë kombet, duke i pagëzuar në emrin e Atit Birit dhe Shpirtit të Shenjtë”!
Kjo është porosia që kemi secili prej nesh, kjo është porosia dhe testamenti i vetëm që na ka lënë Jisu Krishti. T’a ruajmë besën dhe t’a shpërndajmë besën tonë tek të tjerët! Zoti e ruan botën akoma sepse vazhdojnë akoma të kemi njerëz të drejtë që ruajnë besën. Kur do të humbasë ky besim, ka thënë Zoti, do të vijnë kohë të vështira, kur besa do të pakësohet do të vijnë kohë të vështira. Por Zoti ato kohë të vështira do t’i pakësojë nëse do të gjejë njerëz të cilët do të ruajnë besën dhe kjo është përgjegjësia jonë si të krishterë orthodhoksë që të ruajmë besën tonë.
Le të përpiqemi të dashur besimtarë, që këtë përgjegjësi të madhe që kemi, që këtë besë të bukur që na ka dhënë Zoti, këtë bekim të bukur që na ka dhënë Zoti, t’a ruajmë në zemrën tonë , të japi fryte dhe t’a ruajmë në brezat e ardhshëm, Amin!