E Diela e Doganierit dhe e Fariseut, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 05.02.2023 (Tekst)
Një shembull për të ndryshuar botën!
Shumë nga ne, të dashur besimtarë, kemi pasur dhe kemi në zemrat tona dëshira të mira. Dëshira të mira për të kontribuar në shoqërinë tonë, në vendi tonë. Dëshira të mira për të sjell ndryshim të mirë atje ku ne jemi, ku mund të kontribuojmë. Shpesh herë dëshira jonë është aq e madhe sa duam të ndryshojmë gjithë botën, por në realitet shikojmë që ajo dëshira jonë e mirë nuk është e mundshme të realizohet.
Të ndeshur përballë pushteteve të ndryshme, vështirësive të shumta njerëzve të fuqishëm, grupeve kriminale, njerëzve me pushtet, qeverive, organizatave të cilët kanë qoftë pushtetin politik dhe atë ekonomik, neve të gjithë dukemi të pafuqishëm. Duket sikur ajo dëshira jonë, dëshira e zemrës sonë do mbetet e pa plotësuar. Edhe në të tilla raste neve shpesh herë ose biem në dëshpërim ose shkojmë në një ekstrem tjetër fillojmë të gjykojmë të gjithë gjërat e tjera dhe të gjitha ata njerëz që ne mendojmë që janë pengesë në dëshirën tonë.
Por cfarë duhet të bëjmë? Një shembull shumë të mirë na jep paravolia, historia që dëgjuam në pjesë e Ungjillit e sotëm, të treguar vetë nga goja e Jisu Krishtit.
Dy njerëz ngjiten në një tempull njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës. Shkuan të luteshin! Fariseu qëndronte afër vendit qëndrorë edhe i drejohej Perëndisë; “O Perëndi të falenderoj që unë nuk jam si gjithë njerëzit e tjerë nuk jam i padrejtë, nuk jam gënjeshtarë, nuk jam kurorëshkelës, nuk jam as si ai tagrambledhësi. Unë agjërojë dy herë në javë dhe japë akoma një të dhjetën e gjësë time.”
Ndërsa tagrambledhësi qëndronte në fund të tempullit dhe nuk kishte guxim të ngrite sytë drejt qiellit, drejtë Perëndisë, por ashtu i përulur godiste me grushte e tij kraharorin dhe thoshte: “Zot ki mëshirë për mua mëkatarin”. Edhe thotë Zoti ky tagrambledhësi u drejtësua nga Perëndia ndërsa ai farisiu nuk u drejtësua nga Perëndia. Sepse, thotë Zoti, ai që krenohet do të përulet dhe ai që përulet do të lartësohet prej Perëndisë.
Ishte e pritëshme që nëse nuk do të dëgjonim këtë pjesën e fundit, atë të vlerësimit që i dha Perëndia fariseut dhe tagrambledhesit, kushdo nga ne do të thoshte që një shembull i mirë për të gjithë neve për të bërë të mirën në jetën tonë do të ishte fariseu. Pse? Sepse siç na thotë ai ishte njëri që nuk i bënte padrejtësi të tjerëve, që nuk kishte gënjyer, që ishte i ndershëm, që agjëronte dhe jepte të dhjetën e pasurisë së tij të të ardhurave të tij. Më gjithë këto vepra ky fariseu duhet të ishte një shembull i mirë, por fatkeqëshit të gjitha këto veprat e mira ai i humbet. Pse i humbet? Sepse gjykon.
Thotë populli kur i drejton gishtin dikujt dhe e akuzon shiko se tre gishta të tjerë të drejtohen kundër teje. Kur fariseu akuzonte tagrambledhësin dhe gjithë njerëzit e tjerë, tre akuza të tjera ngriheshin kundër tij! Cilat? Ajo akuza e gjykimit, akuza e krenarisë, akuza e ginjeshtrës. Me të vërtetë ishte aq njëri i drejtë sa thoshte? Kaq aq i drejtë mund të ishte vetëm Zoti. Me të vërtet ishte morali i tij aq i shëndetshëm? Vazhdimisht kemi mendime sado të përpiqemi. Edhe shenjtorët nuk thoshin unë jam shenjtë, shenjtorët në kishën tonë nuk thonin që nuk gabonin, që nuk ishte të padrejtë nuk kishin mendime të këqija! Shenjtorë për ne është ai që jeton në pendim që gabon, por që pendohet që kërkon mëshirën e Perëndisë. Nuk i kishte bërë asnjë nga këto fariseu? E pamundur të mos i kishte bërë.
Kur drejton gishtin tjerit tre gishta të tjerë drejtohen drejt teje dhe një gisht tjetër i madhë ngrihet lartë si një akuzë Perëndisë. Kur ne gjykojmë të tjerët gjykojmë Perëndinë dhe kur ne gjykojmë gjërat e tjera dhe gjithë njerëzit e tjerë ne gjykojmë Perëndinë.
Po kush është shembulli sipas dëshirës sonë për të ndryshuar botën, dhe kush e ka ndryshuar botën? Tagrambledhësi ka ndryshuar botën ai me përulësinë e tij në shekuj që nga historia që është treguar që është treguar nga goja e Shpëtimtarit tonë. Në shekuj ai sjell shembull përulësie dhe pendimi. Lutja e tij “o Perëndi ki mëshirë për mua mëkatarin” është bërë një lutje e dashur për zemrat besimtarëve në shekuj. Një lutje që vazhdimisht e themi dhe e themi në zemrat tona. Përulësia dhe pendimi i tij ka qënë shembull frymëzimi ka ndryshuar jetën e miliona e miliona besimtarëve me shekuj e do të vazhdojë akoma të ndryshojë zemrat e njerëzve e besimtarëve, ajo përulësia dhe pendimi i tij.
Të dashur besimtarë nëse duam me të vërtetë atë që duam të ndryshojmë botën le të të fillojmë së pari nga zemra jonë. Le të fillojmë nga familja jonë. Kështu na mëson kisha të fillojmë të mësojmë të shenjtërojmë veten tonë dhe nësë do të bëjmë një gjë të tillë rreth nesh me mijëra shpirta të tjerë do të fillojnë të paqësohen të shenjtërohen.
Duke e mbyllur, të dashur besimtarë; le të na ruajë Zoti nga krenaria e fariseut; le të na japë Zoti përulësinë e tagrambledhësit dhe me këtë përulësi të vazhdojmë përpjekjen tonë! Nëse Zoti do të shikojë këtë përulësinë do të na drejtësojë ashtu si drejtësojë dhe tagrambledhësin. Amin.