– Ungjilli – Llukai 12:32-40.
Mos ki frikë, o grigjë e vogël; sepse Atit tuaj i pëlqeu t’jua japë juve mbretërinë. Shitni pasuritë tuaja, edhe jepni lëmoshë. Bëni për veten tuaj kuleta që nuk vjetërohen, thesar në qiejt që nuk shterret, atje ku vjedhësi nuk afrohet, as krimbi nuk prish. Sepse ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj.
Le të jenë meset tuaj ngjeshur, edhe kandilet ndezur. Edhe ju jini gati si njerëz që presin të zotin e tyre, kur do të kthehet nga dasma, që, kur të vijë e të trokasë, menjëherë t’ia hapin derën. Lum ata shërbëtorë, të cilët, kur të vijë i zoti, do t’i gjejë zgjuar. Vërtet po ju them juve, se do të ngjeshë brezin e do t’i vërë të rrinë në tryezë, dhe do të vijë pranë e do t’u shërbejë atyre.
Edhe në ardhtë në rojen e dytë, edhe në të tretën roje në ardhtë, edhe t’i gjejë kështu, të lumur janë ata shërbëtorë. Edhe këtë e dini, se, po ta dinte i zoti i shtëpisë në ç’orë vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar, edhe nuk do të linte t’i shpohej shtëpia. Edhe ju pra bëhuni gati; sepse i Biri i njeriut vjen në atë orë që nuk e mendoni.