– Apostulli – Efesianëve 2:14-22.

 

Sepse ai është paqja jonë, ai që i bëri të dyja një, edhe rrëzoi murin ndërmjetës të ndarjes, duke shfuqizuar në trupin e tij armiqësinë, domethenë ligjin e porosive urdhëruese, që të ndërtojë në veten e tij nga të dy një njeri të ri, duke bërë paqe, dhe të dy në një trup t’i pajtojë me Perëndinë me anë të kryqit, pasi vrau nëpërmjet tij armiqësinë. Edhe si erdhi ju predikoi ungjillin e paqes tek juve që ishit larg, edhe tek ata që ishin afër, sepse me anë të tij që të dy afrohemi në një Frymë tek Ati.

Prandaj nuk jeni më të huaj e të jashtëm, por bashkëqytetarë të shenjtëve dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë; sepse u ndërtuat mbi themelin e apostujve e të profetëve, ku gur qosheje është vetë Jisu Krishti, në të cilin e gjithë ndërtesa e lidhur bashkë rritet në një tempull të shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni ndërtuar së bashku për të qenë banesë e Perëndisë me anë të Frymës.