– Ungjilli – Llukai 11:47-12:1.

Mjerë ju! Sepse ndërtoni varret e profetëve, ndërkohë që etërit tuaj i vranë. Kështu pra dëshmoni dhe miratoni punët e etërve tuaj; sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni varret e tyre. Prandaj edhe urtësia e Perëndisë tha: Do të dërgoj tek ata profetë e apostuj, edhe disa prej tyre do t’i vrasin e do t’i përndjekin, që të kërkohet prej këtij brezi gjaku i gjithë profetëve që derdhet qëkurse është themeluar bota, që nga gjaku i Abelit deri në gjakun e Zaharisë, i cili u vra ndërmjet altarit e tempullit.

Po, po ju them juve, do të kërkohet prej këtij brezi.

Mjerë ju mësuesit e ligjit! Sepse ngritët çelësin e dijes. Ju nuk hytë, por dhe ata që po hynin i penguat.

Edhe ndërsa ai u thoshte atyre këto, shkruesit e Farisenjtë zunë të nxeheshin tepër, edhe ta shtrëngonin të fliste për shumë gjëra. Sepse kishin ngritur lak për atë, edhe kërkonin të rrëmbenin ndonjë fjalë prej gojës së tij, që ta akuzojnë.

Ndërkohë, si u mblodhën turma prej mijërash, kaq sa shkelnin njëri-tjetrin, Jisui zuri t’u thoshte nxënësve të tij së pari: ruani veten tuaj nga brumi i Farisenjve, që është hipokrizi.