– Apostulli – 2 Korinthianëve 3:12-18.
Duke pasur pra të tillë shpresë, flasim me shumë guxim; edhe jo si Moisiu që vinte mbulesë mbi fytyrën e tij, që të mos vështronin bijtë e Izraelit fundin e asaj që ishte për t’u prishur. Po mendjet e tyre u verbuan; sepse deri në ditën e sotme po ajo mbulesë në leximin e dhiatës së vjetër mbetet e pazbuluar, sepse mbulesa u hoq me anë të Krishtit.
Po deri sot, kur lexohet Moisiu, mbulesë gjendet mbi zemrat e tyre. Po kur të kthehet Izraeli tek Zoti, mbulesa do të hiqet.
Dhe Zoti është Fryma; edhe ku është Fryma e Zotit, atje është liri. Por ne të gjithë, duke parë me fytyrë të zbuluar, si në pasqyrë, lavdinë e Zotit, ndërrojmë formën në po atë shembëllesë, nga lavdia në lavdi, si prej Frymës së Zotit.