– Apostulli – Kolosianëve 3:17-4:1

Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij.

Ju gratë ulini kryet burrave tuaj, siç i ka hie në Zotin.

Ju burrat duajini gratë tuaja dhe mos i hidhëroni ato.

Ju bijtë bindjuni prindërve tuaj për të gjitha, sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotin.

Ju etërit mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos u ligështohet zemra.

Ju shërbëtorët, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj sipas mishit, jo duke u shërbyer vetëm përpara syve, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, po me thjeshtësi zemre, duke pasur frikë nga Perëndia. Edhe çdo gjë që bëni, me shpirt bëjeni, si Zotit, e jo njerëzve, duke ditur se prej Zotit keni për të marrë shpërblimin e trashëgimit; sepse Zotit Krisht i shërbeni. Po ai që punon padrejtësi, do të marrë shpërblimin e padrejtësisë së tij, sepse s’ka mbajtje ane.

Ju zotërinjtë jepuni shërbëtorëve tuaj të drejtën dhe sa u takon, duke ditur se edhe ju keni Zot në qiej.