– Ungjilli – Llukai 12:13-15, 22-31.
Edhe një prej turmës i tha: Mësues, thuaji tim vëllai të ndajë trashëgimin bashkë me mua. Po ai i tha: O njeri, kush më vuri gjykatës a ndarës mbi ju? Edhe u tha atyre, Vështroni e ruhuni nga çdo lakmi; sepse në pastë tepër ndonjë, jeta e dikujt nuk është në tepricën e pasurisë së tij.
Edhe u tha nxënësve të tij: Prandaj po ju them juve, mos u shqetësoni për jetën tuaj, ç’të hani; as për trupin tuaj, ç’të vishni. A nuk është jeta më tepër se ushqimi, edhe trupi se veshja? Vini re korbat, as nuk mbjellin, as nuk korrin; ata nuk kanë as qilar as grunar, edhe Perëndia i ushqen. Sa më tepër ndryshoni ju nga zogjtë? Edhe cili prej jush duke u shqetësuar mund të shtojë një kut në shtatin e tij? Nëse ju pra nuk mund të bëni as një gjë kaq të vogël, pse shqetësoheni për të tjerat? Vini re zambakët, si rriten; nuk mundohen, as nuk endin; edhe po ju them juve, as Solomoni me gjithë lavdinë e tij nuk ishte veshur si një nga këto. Po në qoftë se barin e arës, që sot është, edhe nesër hidhet në furrë, Perëndia e vesh kështu, sa më tepër ju, o besëpakë?
Edhe ju mos kërkoni ç’të hani a ç’të pini; as mos e kini mendjen të trazuar. Sepse të gjitha këto i kërkojnë me ngulm kombet e botës; dhe Ati juaj e di se keni nevojë për këto. Po kërkoni mbretërinë e Perëndisë, dhe këto të gjitha do t’ju shtohen juve.