– Ungjilli – Llukai 8:16-21.
Edhe asnjë kur ndez kandil nuk e mbulon me enë, a e vë nën shtrat; po e vë mbi kandiler, që të shohin dritën ata që hyjnë.
Sepse nuk ka ndonjë të fshehtë që nuk do të shfaqet; as të fshehtë që nuk do të merret vesh, e të dalë në dukje.
Shikoni pra si dëgjoni; sepse atij që ka, do t’i jepet; po atij që s’ka, edhe ajo që pandeh se ka do të merret prej tij.
Edhe erdhën tek ai e ëma edhe vëllezërit e tij, dhe nuk mund ta takonin prej turmës. Edhe e lajmëruan, duke thënë: Nëna jote dhe vëllezërit e tu po rrinë jashtë dhe duan të të shohin. Po ai u përgjigj e u tha atyre: Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë këta që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e bëjnë atë.