Tre vjetori i Fjetjes së atë Dhimitraq Kushi.
Sot më 22 Tetor në kishën Shën e Diela në Nartë u përkujtua 3-vjetori i fjetjes së atë Dhimitraq Kushi. U celebrua Liturgjia Hyjnore e drejtuar nga atë Kostandin Prifti me pjesëmarrjen e klerikëve të zëvendësisë atë Ilia Qirjo, atë Sotiraq Prifti, atë Sotir Prifti dhe atë Spiro Bulika. Pas Liturgjisë, besimtarëve u foli atë Kostandini për jetën dhe kontributin e atë Dhimitraqit si klerik.
Më pas Kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli ju dorëzoi të afërmve të atë Dhimitraqit titullin “Mirënjohja e qytetit të Vlorës” për kontributin e tij jo vetëm si klerik por edhe si një qytetar model. Më pas u shfaq një dokumentar i përgatitur nga atë Spiro Bulika për jetën dhe punën e atë Dhimitraqit. Në praninë e shumë besimtarëve të Nartës, Vlorës dhe Mifolit u bë edhe Shërbesa e Përshpirtjes. Më pas besimtarët shkuan në vendprehjen e atë Dhimitraqit ku vendosën edhe buqeta me lule. I përjetshëm kujtimi i tij.
Nga: Atë Spiro Bulika
Tre vjetori i Fjetjes së atë Dhimitraq Kushi.
https://fb.watch/gvKtN7FYHL/