– Apostulli – Filipianëve 2:12-16.
Prandaj, o të dashurit e mi, sikundër u bindët përherë, jo vetëm si në praninë time, por shumë më tepër tani në mungesën time, punoni për shpëtimin e vetes suaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është ai që vepron tek ju edhe dashjen edhe veprimin, për mirëpëlqimin e tij.
Bëni gjithçka pa murmuritje e pa kundërshtime, që të jeni faqebardhë e të pastër, bij Perëndie patëmetë, në mes të një brezi dredharak e të shtrembër, në mes të të cilëve ndriçoni si yje në botë, duke mbajtur fjalën e jetës, për mburrjen time në ditën e Krishtit, se nuk brodha më kot, as u nuk u mundova më kot.