– Apostulli – 1 Korinthianëve 15:39-45.

 

Çdo mish nuk është i njëjti trup; po tjetër është mish i njerëzve, e tjetër mish i kafshëve, e tjetër i peshqve, e tjetër i shpendëve. Ka edhe trupa qiellorë edhe trupa tokësorë; po tjetër është lavdia e qiellorëve, edhe tjetër e tokësorëve. Tjetër është lavdia e diellit, edhe tjetër lavdia e hënës, edhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ylli nga ylli dallon në lavdi.

Kështu edhe ngjallja e të vdekurve; mbillet në prishje, ngrihet në paprishje;

mbillet në çnderim, ngrihet në lavdi; mbillet në dobësi, ngrihet në fuqi;

mbillet trup gjallësor, ngrihet trup shpirtëror.

Ka trup gjallësor, ka edhe trup shpirtëror. Kështu edhe është shkruar: Njeriu i parë, Adami, “u bë shpirt i gjallë”; Adami i fundit, shpirt jetëdhënës.