– Apostulli – Efesianëve 4:25-32.
Prandaj, duke hedhur tej gënjeshtrën, “flisni të vërtetën secili me të afërmin e tij”, sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit. “Zemërohuni e mos mëkatoni”; dielli le të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj; as mos i bëni vend djallit. Ai që vjedh, le të mos vjedhë më, po më tepër le të mundohet të bëjë të mirën me duart e tij, që të ketë t’i japë atij që ka nevojë. Le të mos dalë prej gojës suaj asnjë fjalë e keqe, por ajo që është e mirë për ndërtim kur është e nevojshme, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.
Edhe mos hidhëroni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpërblimit.
Çdo hidhërim e mëri e zemërim e britmë e sharje, u largoftë prej jush bashkë me çdo ligësi. Edhe bëhuni për njëri-tjetrin të mirë, të mëshirshëm, duke ndjerë njëri-tjetrin, siç ju ndjeu edhe Perëndia ju me anë të Krishtit.