– Ungjilli – Marku 3:6-12.

Edhe Farisenjtë si dolën, menjëherë bënë këshillë bashkë me Herodianët kundër tij, që ta vrasin.

Edhe Jisui shkoi bashkë me nxënësit e tij drejt detit; edhe i shkoi pas një turmë e madhe nga Galilea, edhe nga Judea, edhe nga Jerusalemi, edhe nga Idumea, e që përtej Jordanit; edhe një turmë e madhe nga ata që ishin rreth Tirit e Sidonës, kur dëgjuan se sa bënte, erdhën tek ai. Edhe ai u tha nxënësve të tij ta presin atë afër një lundëre, për shkak të turmës, që të mos e shtrëngojnë. Sepse shëroi shumë vetë, aq sa binin sipër tij, që ta preknin, sa veta kishin sëmundje. Edhe frymët e ndyra kur e vështronin, i binin përpara dhe bërtitnin duke thënë se ti je i Biri i Perëndisë. Po ai i qortonte shumë, që të mos e shfaqnin.