– Ungjilli – Mattheu 20:29-34.
Edhe ndërsa ata po dilnin nga Jerikoja, i shkuan pas atij shumë njerëz.
Edhe ja, dy të verbër, që rrinin në rrugë, kur dëgjuan se po kalonte Jisui, thirrën, duke thënë: Përdëllena, o Zot, bir i Davidit. Edhe turma i qortoi, që të pushonin; po ata bërtitnin më fort, duke thënë: Përdëllena, o Zot, bir i Davidit.
Edhe Jisui, pasi qëndroi, i thirri, dhe tha: Ç’doni t’ju bëj juve? I thonë: Zot, të na hapen sytë. Edhe Jisui, si iu dhimbs, preku sytë e tyre; dhe menjëherë panë përsëri, edhe shkuan pas atij.