– Ungjilli – Mattheu 19:3-12.

 

Edhe erdhën tek ai Farisenjtë duke e ngacmuar atë e duke i thënë: A është e udhës të lërë njeriu gruan e tij për çfarëdo arsye? Edhe ai u përgjigj e u tha atyre: A nuk keni lexuar se ai që i bëri ata që në fillim, mashkull e femër i bëri edhe tha: “Për këtë punë njeriu do të lërë të atin e të ëmën, edhe do të ngjitet pas gruas së tij, edhe të dy do të jenë një mish”? Aq sa nuk janë më dy, por një mish. Atë pra që Perëndia e bashkoi, njeriu le të mos e ndajë.

I thonë atij: Pse pra Moisiu ka urdhëruar t’i japë burri gruas kartën e ndarjes edhe ta lëshojë? U thotë atyre: Sepse Moisiu prej zemërashpërsisë suaj ju lejoi të lëshoni gratë tuaja; po në fillim s’ka qenë kështu. Edhe po ju them juve, se ai që lëshon gruan e tij, përveçse për punë imoraliteti, edhe martohet me tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me grua të lëshuar, shkel kurorën.

Nxënësit e tij i thonë: Në qoftë kështu puna e njeriut me gruan, nuk ka dobi të martohet. Edhe ai u thotë: Nuk mund ta mbajnë këtë fjalë të gjithë, por ata të cilëve u është dhënë. Sepse ka eunukë që kanë lindur kështu që nga barku i nënës; edhe ka eunukë që u bënë të tillë nga njerëzit; edhe ka eunukë që e bënë të tillë veten e tyre për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta mbajë këtë le ta mbajë.