– Apostulli – 2 Korinthianëve 4:13-18.

 

Edhe duke pasur po atë frymë besimi, sipas Shkrimit “Besova, prandaj fola”, edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim, duke ditur se ai që ngjalli Zotin Jisu do të na ngjallë edhe ne me anë të Jisuit, edhe do të na nxjerrë përpara tij bashkë me ju.

Sepse të gjitha janë për ju, që hiri, duke tepruar për falënderimin e më të shumtëve, të teprojë në lavdinë e Perëndisë.

Prandaj nuk ligështohemi; po ndonëse njeriu ynë i jashtëm prishet, i brendshmi përtërihet dita-ditës. Sepse shtrëngimi ynë i lehtë i përkohshëm punon për ne një lavdi të përjetshme tepër të madhe. Ne nuk i hedhim sytë mbi ato që shihen, po mbi ato që nuk shihen; sepse ato që shihen janë të përkohshme, po ato që nuk shihen janë të përjetshme.