– Apostulli – 1 Korinthianëve 16:4-12.

 

Edhe po t’ia vlejë të shkoj edhe unë, do të vijnë bashkë me mua.

Edhe do të vij tek ju, kur të kaloj nëpër Maqedoni, sepse po kaloj nëpër Maqedoni. Edhe mund të qëndroj tek ju ca kohë, ose edhe të dimëroj, që të më përcillni ju kudo që të shkoj. Sepse nuk dua që t’ju shoh tani kalimthi; po shpresoj të rri pranë jush ca kohë, po të më lejojë Zoti.

Edhe do të rri në Efes deri të kremten e Pendikostisë, sepse m’u hap një derë e madhe dhe plot me punë, edhe kundërshtarë janë shumë.

Edhe në ardhtë Timotheu, vështroni të ndjehet pa ndrojtje tek ju; sepse edhe ai bën punën e Zotit si edhe unë. Askush pra të mos e fyejë; po përcilleni në paqe, që të vijë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezërit. Sa për vëllanë Apollo, iu luta shumë që të vinte tek ju bashkë me vëllezërit; edhe nuk kishte fare dëshirë të vinte tani; por do të vijë, kur t’i jepet rasti.