– Apostulli – Romakëve 14:6-9.
Ai që ruan ditën, për Zotin e ruan, edhe ai që nuk e ruan ditën, për Zotin nuk e ruan. Ai që ha, për Zotin ha, edhe ai që nuk ha, për Zotin nuk ha, edhe falënderon Perëndinë.
Sepse asnjë prej nesh nuk rron për veten e vet, edhe asnjë nuk vdes për veten e vet. Sepse edhe nëse rrojmë, për Zotin rrojmë; edhe nëse vdesim, për Zotin vdesim.
Edhe nëse rrojmë pra edhe nëse vdesim, të Zotit jemi. Sepse për këtë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rron, që të zotërojë edhe mbi të vdekurit edhe mbi të gjallët.