– Apostulli – 1 Korinthianëve 1:10-17

 

Edhe ju lutem juve, o vëllezër, në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, që të thoni të gjithë të njëjtën gjë, edhe të mos ketë përçarje ndërmjet jush, por të jeni të bashkuar ngushtë në të njëjtën mendje e në të njëjtin mendim. Sepse më treguan për ju, o vëllezër, njerëzit e Kloes, se ka grindje ndërmjet jush. Edhe këtë e them se secili prej jush thotë: Unë jam i Pavlit, edhe: Unë i Apolloit, edhe: Unë i Kefait, edhe: Unë i Krishtit. Ndarë qenka Krishti? Mos Pavli u kryqëzua për ju? Apo në emrin e Pavlit u pagëzuat?

Falënderoj Perëndinë, se asnjë prej jush s’kam pagëzuar, veç Krispit dhe Gait; që të mos thotë ndonjë prej jush, se në emrin tim e pagëzova. Pagëzova edhe shtëpinë e Stefanait; veç këtyre nuk di nëse pagëzova ndonjë tjetër. Sepse Krishti nuk më dërgoi që të pagëzoj, po që të ungjillëzoj, jo me dituri fjale, që të mos dalë i kotë kryqi i Krishtit.