– Ungjilli – Mattheu 10:37-11:1.
Ai që do të atin ose të ëmën më tepër se mua, nuk është i denjë për mua; edhe ai që do bir a bijë më tepër se mua, nuk është i denjë për mua. Edhe ai që nuk merr kryqin e tij e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua. Ai që gjeti jetën e tij, do ta humbasë; edhe ai që të humbasë jetën e tij për shkakun tim, do ta gjejë atë.
Ai që ju pret ju, më ka pritur mua; dhe ai që më pret mua, ka pritur atë që më ka dërguar mua. Ai që pret profet në emër profeti, pagë profeti do të marrë; edhe ai që pret të drejtë në emër të drejti, pagë të drejti do të marrë.
Edhe ai që t’i japë vetëm një kupë ujë të ftohtë ndonjërit nga këta të vegjëlit në emër nxënësi, me të vërtetë po ju them juve, se nuk do ta humbasë pagën e tij.
Edhe ndodhi që kur mbaroi Jisui së porosituri të dymbëdhjetë nxënësit e tij, iku andej, që të mësojë e të predikojë nëpër qytetet e tyre.