– Ungjilli – Mattheu 15:12-21

Atëherë u afruan nxënësit e tij, e i thanë: A e di se Farisenjtë kur dëgjuan këto fjalë u skandalizuan? Edhe ai u përgjigj e tha: Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellori, do të shkulet. Lërini ata, se janë të verbër që u heqin udhën të verbërve. Dhe në qoftë se një i verbër i heq udhën një të verbëri, të dy do të bien në gropë.

Edhe Pjetri u përgjigj e i tha atij: Na e shpjego këtë paravoli. Edhe Jisui tha: Ende pa mend jeni ju? Edhe nuk po kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë zbret në bark, edhe nxirret jashtë?

Por ato që dalin nga goja, dalin nga zemra, edhe ato e ndyjnë njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e liga, vrasjet, kurorëshjeljet, kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë. Këto janë ato që e ndyjnë njeriun; kurse të ngrënët me duar të palara nuk e ndyn njeriun.

Edhe Jisui, si doli andej, iku në anët e Tirit e të Sidonës.