– Apostulli – Romakëve 12:6-14.
Edhe kemi dhurata të ndryshme sipas hirit që na u dha; në kemi profeci, le të profetizojmë sipas pjesës së besimit që na takon; nëse shërbesë, le të qëndrojmë në shërbesë; kush është mësues, le të jepet pas mësimit; kush ka dhuratën e këshillimit, le të japë këshilla; kush jep, le të japë me thjeshtësi; kush është i parë, le të jetë me kujdes; kush përdëllen, le të përdëllejë me gaz.
Dashuria le të jetë pa shtirje; urreni të ligën, ngjituni pas së mirës. Të doni fort njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; kalojeni në nderim njëri-tjetrin. Në punë të jeni të papërtueshëm, në shpirt të nxehtë; Zotit t’i shërbeni. Në shpresë të gëzoheni; në shtrëngim të duroni; në lutje të qëndroni; në nevojat e shenjtëve të ndihmoni; nga mikpritja mos hiqni dorë. Bekoni ata që ju përndjekin; bekoni e mos mallkoni.