– Ungjilli – Mattheu 9:1-8

Edhe si hyri në lundër, u hodh përtej, e erdhi në qytetin e tij. Edhe ja tek i prunë një të paralizuar të dergjur mbi shtrat; edhe Jisui si pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: Merr zemër, o bir, të janë falur mëkatet.

Edhe ja ca nga shkruesit tek thanë me veten e tyre: Ky po blasfemon. Edhe Jisui si pa mendimet e tyre, tha: Përse mendoni ju ligësira në zemrat tuaja? Sepse ç’është më lehtë, të them: T’u falën mëkatet; apo të them: Ngrihu e ec? Po që ta dini se i Biri i njeriut ka pushtet mbi dhe të falë mëkate, – atëherë i thotë të paralizuarit: – Çohu, ngri shtratin tënd, edhe shko në shtëpinë tënde. Edhe ai u ngrit edhe shkoi në shtëpinë e tij.

Edhe turmat, kur panë, u çuditën, edhe lavdëruan Perëndinë, që u dha njerëzve një pushtet të këtillë.