– Ungjilli – Mattheu 13:24-30

Një tjetër paravoli u pruri atyre, duke thënë: Mbretëria e qiejve ngjau me një njeri që mbolli farë të mirë në arën e tij. Po ndërsa flinin njerëzit, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër në mes të grurit, edhe iku. Edhe kur mbiu bari e bëri fryt, atëherë u dukën edhe egjërat. Edhe shërbëtorët erdhën pranë të zotit të shtëpisë e i thanë: Zot, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Pra si ka egjra?

Po ai u tha atyre: Një njeri armik e ka bërë këtë. Edhe shërbëtorët i thanë atij: Do pra të shkojmë e t’i mbledhim ato? Po ai tha: Jo, se mos vallë duke mbledhur egjërat, shkulni edhe grurin bashkë me to. Lërini të rriten të dy bashkë deri në korrje edhe në kohën e korrjes do t’u them korrësve: Mblidhni më përpara egjërat edhe i lidhni në duaj për t’i djegur ato; ndërsa grurin mblidheni në grunarin tim.