UNGJILLI – Mateu 8:14-23.

Edhe kur erdhi Jisui në shtëpi të Pjetrit, pa të vjehrrën e atij që po dergjej ndër ethe. Edhe preku dorën e saj edhe e lanë ethet. Dhe ajo u ngrit e i shërbente atij.

Edhe si u ngrys, i prunë atij shumë të demonizuar; edhe ai nxori frymët e ndyra me fjalë, edhe i shëroi të gjithë ata që kishin keq; që të përmbushet ç’është thënë nga profeti Isaia, që thotë: “Ai mori sëmundjet tona, edhe mbajti lëngatat tona”.

Edhe Jisui kur pa shumë turma rreth vetes së tij, urdhëroi që të shkojnë përtej.

Edhe një shkrues u afrua e i tha atij: Mësues, do të vij pas teje kudo që të shkosh. Edhe Jisui i thotë atij: Dhelprat kanë strofka, edhe shpendët e qiellit fole; po i biri i njeriut s’ka ku të mbështesë kryet.

Pastaj një tjetër nga nxënësit e tij i thotë: Zot, lermë përpara të shkoj të varros tim atë. Po Jisui i tha atij: Eja pas meje, edhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre.

Edhe kur hyri në lundër, i shkuan pas nxënësit e tij.