– Ungjilli – Mattheu 10:1, 5-8.

 

Edhe si thirri pranë të dymbëdhjetë nxënësit e tij, u dha atyre pushtet kundër frymëve të ndyra, që t’i nxjerrin ato edhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.

Këta të dymbëdhjetë dërgoi Jisui, pasi i porositi ata, duke thënë: Në udhë kombesh mos shkoni, edhe në qytet samaritanësh mos hyni; por shkoni më tepër nëpër dhentë e humbura të shtëpisë së Izraelit. Edhe duke shkuar, predikoni duke thënë se u afrua mbretëria e qiejve. Shëroni të sëmurë, pastroni lebrozë, ngjallni të vdekur, nxirrni demonë; falas morët, falas jepni.