– Ungjilli – Mateu 10:9-15.
Mos mbani ar, as argjend, as bakër në brezat tuaj, as trastë në udhë, as dy këmishë, as këpucë, as shkop; sepse punëtori e meriton ushqimin e tij.
Edhe në çdo qytet a fshat që të hyni, vëzhgoni cili është i denjë në të, edhe qëndroni atje deri sa të dilni. Edhe kur të hyni në një shtëpi, përshëndeteni atë. Edhe në qoftë shtëpia e denjë, paqja juaj le të vijë mbi të; por në mos qoftë e denjë, paqja juaj le të kthehet në ju.
Edhe atij që të mos ju presë ju, as të mos dëgjojë fjalët tuaja, kur të dilni jashtë prej asaj shtëpie, a prej atij qyteti, shkundni pluhurin e këmbëve tuaja. Me të vërtetë po ju them juve, se më i durueshëm do të jetë dënimi për tokën e Sodomës e të Gomorrës në ditët e gjyqit, se për atë qytet.