Veprimtari e Akademisë së Shkencave me rastin e 140-Vjetorit të lindjes së imzot Theofan Nolit.

 

Sot, 17 qershor 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Fan Noli” të Korçës, organizuan një Konferencë Shkencore me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Imzot Theofan Nolit.

Tema e konferencës ishte “Fan Noli, personalitet i gjithanshëm” dhe u pasqyrua në referatet e shumta që prekën të gjitha aspektet e jetës dhe veprës të këtij personaliteti poliedrik, që shkëlqeu në shumë fusha. Veprimtaria u ndoq në sallën “Aleks Buda” të Akademisë dhe online.

Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përshëndeti konferencën Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti, i cili theksoi se përkthimet kishtare të Imzot Theofan Nolit përdoren edhe sot në shërbesat Kishës sonë. Gjithashtu, Hirësia e Tij falënderoi Akademinë e Shkencave për bashkëpunimin, dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen.

Në veprimtari referoi edhe Drejtori i Shkollës së Muzikës Bizantine të Kishës sonë, Ph.D.c Theodhor Peci, me temën: “Përputhja noliane e teksteve liturgjike në shqip me meloditë psaltike bizantine”.

Konferenca u shoqërua edhe me një ekspozitë të librave të Imzot Theofan Nolit, organizuar në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Bibliotekën Kombëtare.

——————–

Veprimtarinë e plotë mund ta ndiqni këtu:

https://fb.watch/dIcvBjWnnT/

Fjalën përshëndetëse të Episkop Astit mund ta ndiqni këtu:

https://fb.watch/dJgZK8iIRd/

Për fjalën e z.Theodhor Peci vizitoni linkun:

https://m.facebook.com/watch/?v=424265482884050&ref=sharing

 


Foto Album:

 

 

Veprimtari e Akademisë së Shkencave me rastin e 140-Vjetorit të lindjes së imzot Theofan Nolit. 2022