Kreshma e Madhe filloi sot e hënë, dt. 19 shkurt dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, dt. 8 prill
Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës.
Çfarë hamë dhe nuk hamë:
- – Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (pёrdorimi apo privimi i vajit e verёs varet nga udhёzimet e atit shpirtёror).
- – E Hёna, e Marta, e Mёrkura e javёs sё parё tё fillimit tё kёsaj kreshme, quhen tё bardhё sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortё bёhet edhe tё Premten e Madhe (tё premten e Javёs sё Madhe para Pashkёs). Pёr kёtё lloj privimi nё kёto ditё nevojitet biseda paraprake me atin shpirtёror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminё e madhe tё mundёsive, kushteve, vёshtirёsive e faktorёve ndryshёm tё besimtarёve dhe jetёs sё tyre.
- – Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe pёr kёtё veprojmё sipas udhёzimeve tё atit tonё shpirtёror).
- – Lejohet te hahet peshk vetëm në festёn e Ungjillëzimit, nё dt. 25 Mars dhe tё Dielёn e Palmave (Dafinave) qё kёtё vit bie dt. 1 Prill.
Shënim i rëndësishëm:
– Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave.
– Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i pёrket nevojave personale për të kreshmuar.
– Ka mёnyra tё ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror.
– Gjatё gjithё kreshmёs Kisha rekomandon pakёsimin e sasisë sё ushqimit qё konsumoni çdo vakt dhe tё mos hahet ndёrmjet vakteve.
– Kreshmoni (mos hani) pёr disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё më shumë (ёmbëlsira, alkool) dhe pёr disa zakone apo varёsi (tё pirit duhan, televizori, radio, facebook etj).
– Bisedoni me atin shpirtёror dhe merrni bekimin e tij pёr arsye shёndetёsore, pёr gratё shtatёzёna dhe pёr raste tё tjera tё veçanta.
Pse kreshmojmë:
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
*Kreshmoni me gëzim.
Kreshma dhe familja
– Diskutoni me familjen pёrpara se tё fillojё Kreshma, pёr rëndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do të kreshmojё familja juaj dhe pёr çfarë feste tё madhe po pёrgatiteni.
– Gjatё periudhёs sё kreshmёs tё heqim dorë nga diçka e veçantë pёr ne.
– Tё reduktojmё pak sasinё e ushqimit qё hamё.
– Nga paratё e kursyera nga kreshma të bёjmë diçka pёr njerёzit nё nevojё.
– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni çdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorësh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё Kishёs).
– Mos e kufizoni pёrfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vërtetё do të thotё tё shkëputesh nga e keqja.
– Prishni çdo lidhje tё padrejtё, hidhni tutje çdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj, faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush.
– Mos u grindni.
– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verë, por vazhdoni tё fyeni tё tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.
Kreshmë të mbarë !!!
– – –
Informacion Shtesë rreth Kreshmës së Madhe të Pashkës
Kreshma e Madhe – Link: http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/besimi-orthodhoks/viti-kishtar/1555-kreshma-e-madhe
Agjërimi në Kreshmën e Madhe – Link: http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/besimi-orthodhoks/viti-kishtar/1495-agjerimi-ne-kreshmen-e-madhe
Shërbesat gjatë Kreshmës – Link: http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/besimi-orthodhoks/viti-kishtar/1663-sherbesat-gjate-kreshmes
Të Dielat e Kreshmës – Link: http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/besimi-orthodhoks/viti-kishtar/1673-te-dielat-e-kreshmes