– Ungjilli – Joani 6:48-54.

 

Unë jam buka e jetës. Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë, edhe vdiqën. Kjo është buka që zbret nga qielli, që të hajë ndonjë prej saj dhe të mos vdesë. Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli. Në ngrëntë njeri prej kësaj buke, do të rrojë për gjithë jetën. Edhe buka që do të jap unë, është mishi im, të cilin unë do ta jap për jetën e botës.

Judenjtë pra, haheshin njëri me tjetrin, duke thënë: Si mund të na japë ky të hamë mishin e tij?

Jisui pra u tha atyre: Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, në mos ngrënshi mishin e Birit të njeriut, edhe në mos pifshi gjakun e tij, s’keni jetë në veten tuaj. Ai që ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, edhe unë do ta ngjall në ditën e fundit.