– Apostulli – Hebrenjve 1:10-2:3.

 

Edhe: “Ti në fillim, o Zot, themelove dhenë, edhe punë të duarve të tua janë qiejt. Ata do të prishen, po ti mbetesh; edhe të gjithë si rrobë do të vjetërohen, edhe si të veshur do t’i mbështjellësh ata, edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, edhe vitet e tua nuk do të shterrojnë”.

Edhe cilit prej engjëjve i tha ndonjëherë: “Rri në të djathtën time, deri sa të vë armiqtë e tu nënkëmbje të këmbëve të tua”? A nuk janë të gjithë frymëra shërbyese, që dërgohen për shërbesë për ata që kanë për të trashëguar shpëtim?

Prandaj duhet ne më tepër t’ua vëmë veshin atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjëherë. Sepse nëse doli e vërtetë fjala që u fol me anë të engjëjve, edhe çdo shkelje e mosdëgjim mori shpagim të drejtë, atëherë si do të shpëtojmë ne, në e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? i cili, pasi zuri të flitet prej Zotit, u vërtetua ndër ne prej atyre që e dëgjuan.