E Diela I e Kreshmës, e Orthodhoksisë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 13.03.2022. (Tekst)

 

“A ndihemi aq krenar për veten tonë sa ndihemi për besimin tonë?”

Ne, të dashur besimtarë, jemi krenar për besimin tonë dhe ashtu duhet të ndihemi krenar. Jemi krenar sepse besimi ynë është një zbules hyjnore. Perëndia që është zbuluar dhe është shfaqur te neve. Ai erdhi, Ai na shfaqi të vërtetën rreth Tij. Ai na shfaqi dhe na zbuloi të vërtetën rreth origjinës tonë dhe destinacionit tonë. Prandaj është një besim i vërtetë sepse është zbuluar nga vetë Perëndia. Është një besim i themeluar në gjakun miliona dëshmorëve, martirëve. Të martirëve të cilët jo vrarë për besimin por që u vranë për besimin. Ne jemi krenar për besimin dhe gjakun e tyre.

Tregojnë të dashur besimtarë që një person zyrtarë shkojë në një festë të një komuniteti që nuk ishte i krishterë, dhe në festën e tyre ai bëri një përshëndetje në të cilën tha fjalë shumë të bukura dhe lavdëruese rreth atij komuniteti dhe festës së tyre. Të gjithë duartrokitën me zjarr përshëndëtjen e tij. Në fund kur kishte mbaruar gjithë aktiviteti një përfaqësues i atij komuniteti i afrohet dhe i thotë :” Ti duhet të jesh një besimtarë i devotshëm i besimit tonë?” Ai i thotë : ” Më vjen keq por unë nuk jam.”

“Nuk ka mundësi të mos jesh besimtarë i devotshëm me gjithë ato gjëra që the për besimin tonë, nuk ka mundësi të mos jesh?” “Më falni,- i thotë-, por unë nuk jam, unë jam i krishterë orthodhoks dhe jam krenar që jam i krishter orthodhoks.”

Ne të gjithë duhet të jemi krenar për besimin tonë, por nëse duhet të ndihemi krenar për besimin, shumë herë ne nuk ndihemi krenar për veten tonë. Nuk ndihemi krenar për atë çfarë jemi. Ajo p.sh. që ndodh sot në Ukrain, nuk na bën shumë krenar.

Ne të krishterët orthodhoks e dimë që në këtë luftë gjenden dy popuj vëllezër që në shumicën e tyre janë orthodhoks dhe kjo luftë vëlla vrasëse nuk na bënë krenar.

Shumë gjëra që ndodhin në botën tonë të krishtere ne nuk na bëjnë krenar. Shumë gjëra që ndodhin në komunitetin tonë ne nuk na bëjnë krenar. Shumë rënie në mëkat që bëjmë dhe kryejmë në jetën tonë ne përsëri nuk na bëjnë krenar. Po të vinte Zoti dhe të na zbulonte të gjitha të fshehtat e zemrës sonë, të na i zbulonte, të na i nxirte përpara syve tanë dhe të tjerëve ne nuk do të ishim krenar për veten tonë.

Edhe i ligu këtë gjë do, ai do të na godas në besimin tonë. Ai na godet në pikat tona më të dobëta. Dhe Zoti e lejon, e lejon të ligun të na godas në pika të tilla jo se Zoti do që ne të biem e të turpërojmë veten tonë dhe besimin tonë, por Zoti do pikërisht që duke luftuar duke përpjekur të shërojmë veten tonë të ngrihemi shpirtërisht. Të ngrihemi, për këtë arsye Zoti lejon të ligun të na tundojë të na godas të na luftojë që neve të rritemi dhe të tregojmë që jemi me të vërtetë besimitarë të besimit tonë.

Ndodh shpesh herë ne beteja të tilla i humbasim, por nëse i humbasim nuk duhet të demoralizohemi. Humbëm një betejë, por do të kemi shumë beteja në jetën tonë, nuk kemi humbur luftën do të vazhdojmë në beteja të tjera në jetën tonë, që neve pikërisht ti tregojmë Zotit që neve përpiqemi. Përpiqemi ta nderojmë Atë si fëmijë, si fëmijë të tij dhe ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi në luftën tonë, dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me jetën tjetër të shoqërisë të cilët nuk kanë asnjë lidhje me besimin.

Jetojmë sot në vendin tonë një krizë që ka kapur gjithë njerëzimin, një krizë ekonomike. Shumë njerëz abuzojnë për shkak të kësaj krize dhe ne kemi parë se si janë rritur çmimet në të gjitha jo vetëm në naftë, por në gjitha gjerat dhe produktet. Çmimet të cilat shumë herë nuk duhet të jenë aq të shtrenjta. Njerëzit abuzojnë me këto çmime.

Ne të krishterët nuk duhet të pajtohemi dhe të bëhemi pjesë e këtyre abuzimeve. Kurrësesi nuk duhet të behemi pjesë e tyre. Ajo që bëhet është e padrejtë. Ajo që bëhet është një vjedhje ndajë vëllezërve tanë. Ajo që bëhet është një mëkat në sytë e Perëndisë dhe ne nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të bëhemi palë me të tillë njerëz. Jo vetëm kaq që nuk duhet të bëhemi palë, por neve duhet të ngremë zërin tonë fuqishëm, të protestojmë të shprehim reagimin tonë, për gjëra të tilla të padrejta që bëhen ndaj nesh dhe ndaj gjithë vëllezërve tanë duhet ta ngremë fuqishëm zërin tonë.

Nuk duhet të dashur besimtarë asnjëherë të dorëzohemi në luftën dhe përpjekjen tonë.

Sot, të dielën e parë të kreshmëve, kisha ka vendosur që të kujtojë triumfin e orthodhoksisë, quhet ndryshe e Diela e Orthodhoksisë. Besimi ynë ka fituar në gjithë luftërat që në shekuj e shekuj ka ndeshur.

Prandaj ne kemi sigurinë që do të triumfojnë besimi ynë sepse besimi ynë është e vërteta. Se besimi ynë është ai i cili në shekuj i ka treguar që është e vërteta. Është e vërteta sepse Perëndia të cilën ne besojmë është Perëndia i vetëm dhe i vërtetë. Me këtë siguri ne duhet të vazhdojmë jetën tonë dhe përpjekjen tone, të ndihemi krenar për besimin tonë, por të shikojmë si fëmijë të ndërgjegjshëm të përgjegjshëm si ta nderojmë Atin tonë.

Secili nga ne, këtë periudhë kreshme mund ti bëjë vetes së tij dy pyetje. E para : “Sa unë jam pjesë e gjallë e jetës së mistershme së kishës? ” Pyetja e dytë: ” Sa unë kontribuojë në jetën dhe shërbesën e kishës?”

Le të përpiqemi të dashur besimtarë që secili prej nesh ku do që është ai në familje, në shkollë, në punë, në shoqëri, në miqësinë e tij, të gjithë secili prej nesh të jetë një dëshmimtarë i së vërtetës, i prezencës dhe i dashurisë së Perëndisë. Amin.