NGA UNGJILLI SIPAS JOANIT 15:1-7.
Unë jam vreshti i vërtetë, dhe Ati im është bujku. Çdo hardhi në mua që nuk sjell fryt, e këput; edhe çdo hardhi që sjell fryt, e pastron, që të sjellë më tepër fryt. Tanimë ju jeni të pastër prej fjalës që ju kam folur juve.
Qëndroni tek unë, edhe unë tek ju. Sikurse hardhia s’mund të bëjë fryt prej vetes, nëse nuk mbetet në vresht, kështu as ju, në mos mbetshi tek unë. Unë jam vreshti, ju hardhitë; ai që mbetet tek unë, edhe unë tek ai, ky bën fryt shumë; sepse pa mua s’mund të bëni asgjë. Nëse nuk mbetet ndonjë tek unë, hidhet jashtë si hardhia dhe thahet; pastaj i mbledhin e i hedhin në zjarr, edhe digjen.
Në mbetshi tek unë, edhe fjalët e mia në mbetshin ndër ju, ç’të doni kërkoni, edhe do t’ju bëhet juve.