E Diela e të lidhurit të djathit,Duke të kërkuar Ty, o Zoti Im, kërkoj lumturinë, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 06.03.2022. (Tekst)

Të gjithë ne kërkojmë të jemi të lumtur në jetë, e gjithë përpjekja e jetës sonë është që të jemi të lumtur. Aq shumë mundohemi për këtë lumturinë sa fillojmë që në vogëli, fillojmë ti mësojmë fëmijët që dyhet të qëndrojnë orë të tëra të studiojnë mësimet e tyre. Vite të tëra shkollimi, 9 vite të shkollës fillore, 3 vite të shkollës së mesme, 3 vite të tjera të shkollës së lartë dhe dy vite master, pra 17 vite për tu përgatitur për shkollimin. Por, nuk mbaron me kaq përpjekja jonë për të gjetur lumturinë. Vazhdojmë më pas gjithë jetën tonë, gjithë jeta jonë është një kërkim për lumturinë. Mundohemi më pas të gjejmë një punë, të punojmë fortë për të plotësuar gjithë nevojat e jetës sonë, por edhe për të qenë të lumtur, për të menduar më pas edhe për jetën e fëmijëve tanë. Kështu gjithë përpjekja jonë është një përpjekje për të qenë të lumtur. Sepse kjo lumturi që kërkojmë ne është e mbjellë në zemrën tonë.

Njeriu u krijua të ishte i lumtur dhe ishte i lumtur në parajsë. Aty ai e ndiente lumturinë e vërtetë, gjithçka ishte e përsosur në marrëdhënien e tij me Perëndinë, në marrëdhënien e njeriut me gruan e tij, në marrëdhënien e tij me gjithë krijimin kafshët e gjithçka tjetër. Dhe ai ngazëllehej dhe ishte i lumtur brenda në parajsë. Por, e humbi këtë lumturinë, e humbi këtë lumturi ndonëse ai ishte kurora e gjithë krijimit, ndonëse ishte”mbretri” i gjithë krijimit. Gjithçka që ishte krijuar ishte krijuar për të, për njeriun që ai të ishte i lumtur. Gaboji shkeli një urdhërim të Perëndisë dhe u nxorë nga parajsa, e humbi parajsën kështu humbi dhe lumturinë.

Dhe sot, pikërisht këtë të diel një ditë para fillimit të Kreshmëve të Mëdha kisha ka vendosur që ne të kujtojmë largimin e Evës dhe Adamit nga parajsa. Për të na kujtuar që ne u larguam nga Perëndia dhe humbëm parajsën gjhithashtu dhe lumturinë.

Njeriu e shkeli urdhëresën, po pse e shkeli urdheresën Eva dhe Adami? Se ata donin të ishin përjetësisht të lumtur. Mashtrimi që u bë Evës nga gjarpëri ishte pikërisht se ajo po të hante nga fruti që Perëndia kishte ndaluar do të ishte përjetësisht e lumtur si Zoti. Donte të bëhej e lumtur, por pa Zotin edhe humbi.

Kështu edhe ne të dashur besimtarë çdo lloj përpjekje që bëjmë në jetën tonë për të arritur lumturinë pa Zotin nuk e arrijmë dot. Pa Zotin nuk arrijmë dot gëzimin dhe lumturinë. Dhe pikërisht kisha na fton në këtë ditë të diel dhe nëpërmjet gjithë periudhës së kreshmës që ne të kujtojmë që dikur ishim në parajsë, dikur ishim të lumtur në parajsë me Zotin, ne e humbëm parajsën sepse shkelëm urdhëresën e Zotit dhe përsëri kisha na fton që të kthehemi përsëri tek Perëndia, të bëjmë përpjkjen tonë nëpërmjet kreshmës, lutjes dhe gjithçka tjetër që ne të kthehemi të shijojmë përsëri lumturinë e parajsës.

Kreshma është një përpjekje, është një nxitje, është një mjet që na fton kisha në këtë periudhënë të Kreshmëve të Mëdha që ne të përpiqemi ta shijojmë gëzimin dhe lumturinë në Zotin. Dhe kreshma është një mjet të cilën secili prej nesh duhet të përpiqet të bëjë sipas mundësisë që ka, kisha nuk na detyron të bëjmë tej mundësive tona. Secili prej nesh duhet të shikojë se çfarë duhet të bëjë ai në këtë periudhë kreshme që fillon nga nesër.

Në këtë periudhë si një sakrificë për Zotin, si një përpjekje për tu afruar më tepër me Zotin, si një sakrificë për ta shijuar gëzimin e Zotit.

Dhe dy gjëra shumë të rëndësishme që na thekson besimi ynë dhe sidomos kjo e diel. Së pari na thekson faljen që duhet të kemi ndaj të tjerëve. Nuk mund ne të kërkojmë pajtimin tonë me Zotin, nëse ne nuk jemi pajtuar me vëllanë tonë. Ne nuk mund të kërkojmë falje nga Perëndia për mëkatet tona nëse ne nuk falim vëllain tonë. Ne nuk mund të kërkojmë nga Perëndia të dëgjojë lutjen tonë nëse ne nuk kemi falur me gjithë zemër vëllezërit tanë. Le të fillojmë me këtë element të faljes kreshmën tonë, e cila duhet të shoqërohet më pas me vepra të tjera të besimit tonë, si lutja.

Kjo periudhë e kreshëm ka disa shërbesa shumë të bukura të cilat kryhen vetëm në këtë periudhë. Pra, le të bëjmë këtë përpjekje dhe le ti shijojmë këto shërbesa të bukura. Le të përpiqemi të shtojmë lutjen tonë, të mendojmë më tepër për Zotin, të shtojmën momente meditimi dhe lutje, le të lexojmë diçka nga Shkreimi i Shenjtë, le të lëmë pak kohë që të lexojmë fjalën e Zotit që na drejtohet ne.

Le të shtojmë në këtë periudhë kreshme edhe bamirësinë, bamirësinë për ata njerëz që janë në nevojë, le të hapim më tepër zemrën duke u treguar të dashur, të dhembshur me njerëziut tanë të afërm dhe të largët.

Dhe të përpiqemi vazhdimisht me pendim dhe përulësi të kërkojmë nga Perëndia gëzimin e Tij dhe lumturinë e Tij. Nëse do të bëjmë një përpjekje Zoti do të shumëfishojë më mijëra herë përpjekjen tonë. Dhe nëse do të bëjmë përpjekje të pajtohemi me të afërmit tanë patjetër Zoti më tepër do të na ngroh zemrat tona me dashurinë e Tij, gëzimin e Tij.

Prandaj, të dashur besimtarë të fillojmë sot të meditojmë çfarë duhet të bëjë unë në këtë periudhë që fillon kreshma , çfarë duhet të bëjë unë diçka si një sakrificë për Zotin që të afrohem më tepër me Zotin, të afrohem, të zbus zemrën time të jetë më e dashur me njerëzit dhe të afërmit e mi.

Le të përpiqemi dhe le të meditojmë këto ditët në vazhdimësi, le të shikjojë secili prej nesh se çfarë duhet të bëjë ai që të kërkoj Zotin dhe të gjejë gëzimin dhe lumturinë e Zotit.

Le të kujtojmë edhe njëherë fjalën që na thotë Shën Agustini : “ Duke të kërkuar Ty, o Zoti Im, kërkoj lumturinë”! Amin!