NGA UNGJILLI SIPAS MARKUT 11:22-26, UNGJILLI SIPAS MATEUT 7:7-8.
Edhe Jisui u përgjigj, e u tha atyre: Kini besim në Perëndinë, sepse me të vërtetë po ju them juve, se kush t’i thotë këtij mali: Ngrihu dhe hidhu në det, edhe të mos ketë dyshim në zemrën e tij, por të besojë se sa thotë bëhen, do t’i bëhet atij çfarëdo që të thotë. Prandaj po ju them juve, gjithë sa të kërkoni duke u lutur, besoni se do t’i merrni, edhe do t’ju bëhen juve. Edhe kur të rrini të luteni, në paçi gjë kundër ndonjërit, ndjejeni, që edhe Ati juaj që është në qiejt t’ju ndjejë juve fajet tuaja. Po në mos ua ndjefshi ju, as Ati juaj nuk do të ndjejë fajet tuaja.
Lypni, edhe do t’ju jepet; kërkoni edhe do të gjeni; trokitni, edhe do t’ju hapet. Sepse kushdo që lyp merr, dhe ai që kërkon gjen, edhe atij që troket do t’i hapet.