– Ungjilli – Mateu 6:14-21.

 

Sepse nëse ua falni njerëzve fajet e tyre, do t’jua falë edhe juve Ati juaj qiellor. Po nëse nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati juaj nuk do të falë fajet tuaja.

Edhe kur të agjëroni, mos u bëni të vrenjtur si hipokritët; sepse ata prishin fytyrat e tyre, që të duken ndër njerëzit se agjërojnë. Me të vërtetë po ju them juve, se ata e kanë marrë pagën e tyre. Por ti, kur të agjërosh, lyej kryet tënd, dhe laj fytyrën tënde; që të mos dukesh tek njerëzit se agjëron, por tek Ati yt, që është në të fshehtë; dhe Ati yt që sheh fshehurazi, do të ta shpërblejë ty haptas.

Mos mblidhni thesarë për veten tuaj mbi dhe, ku krimbi dhe ndryshku i prish, edhe ku vjedhësit rrëmojnë dhe vjedhin. Po mblidhni thesarë për veten tuaj në qiell, ku nuk i prish as krimb as ndryshk, edhe ku vjedhësit nuk rrëmojnë as vjedhin. Sepse ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj.