– Ungjilli – Marku 12:18-27.
Edhe vijnë tek ai Saduqenj, të cilët thonë se s’ka ngjallje; dhe e pyetën, duke thënë: Mësues, Moisiu na ka shkruar, se në i vdektë ndonjërit i vëllai, edhe të lërë grua e të mos lërë bij, i vëllai të marrë gruan e atij, edhe të ngjallë farë për të vëllain e tij.
Ishin pra shtatë vëllezër; edhe i pari mori një grua, edhe kur vdiq nuk la farë.
Edhe i dyti e mori atë, dhe vdiq, po as ky s’la farë. Edhe i treti gjithashtu. Edhe të shtatë e morën atë, edhe nuk lanë farë; më pas nga të gjithë vdiq edhe gruaja.
Në ngjallje pra, kur të ngjallen, e cilit nga ata do të jetë gruaja? Sepse që të shtatë e patën atë grua.
Po Jisui u përgjigj e u tha atyre: A nuk gënjeheni për këtë, sepse nuk dini shkrimet, as fuqinë e Perëndisë?
Sepse kur të ngjallen prej së vdekurish, as martojnë, as martohen, po janë si engjëjt në qiejt. Edhe për të vdekurit, se ngjallen, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, si i tha atij Perëndia në ferrë, duke thënë: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit”?
Perëndia nuk është i të vdekurve, por i të gjallëve; ju pra gënjeheni shumë.