– Ungjilli – Marku 12:13-17.

 

Edhe dërgojnë tek ai disa nga Farisenjtë dhe nga Herodianët, që ta zënë me fjalë; Edhe ata erdhën e i thonë: Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se s’do t’ia dish për asnjeri; sepse nuk shikon në faqe njerëzish, po mëson udhën e Perëndisë me të vërtetë.

Thuajna pra: Eshtë e udhës t’i japim Cezarit taksë, apo jo? Të japim a të mos japim?

Edhe ai duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha: Ç’më ngisni? Sillmëni një dinar që ta shoh. Edhe ata i prunë.

Edhe ai u thotë atyre: E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim? Edhe ata i thanë: Të Cezarit.

Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Jepni Cezarit ato që janë të Cezarit, dhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë.

Edhe ata u çuditën për atë.