– Apostulli – 1 Korinthianëve 10:23-28.

 

Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, po jo të gjitha ndërtojnë. Askush le të mos kërkojë të mirën e tij; po secili të tjetrit. Hani çdo gjë që shitet në tregun e mishit, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes, sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”.

Edhe nëse ju thërret ndonjë nga jobesimtarët, edhe doni të shkoni, hani çdo gjë që t’ju vihet përpara, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes.

Por nëse ju thotë juve ndonjë: Ky është theror idhulli, mos hani për hir të atij që ju tregoi dhe për hir të ndërgjegjes; sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”.