– Ungjilli – Marku 6:45-53.
Edhe menjëherë detyroi nxënësit e tij të hyjnë në lundër dhe të shkojnë më parë matanë, në Betsaida, deri sa ai të lëshonte turmën. Edhe si i lëshoi, shkoi në mal të lutet.
Edhe kur u ngrys, lundra ishte në mes të detit, edhe ai vetëm mbi tokë. Edhe pa ata që po mundoheshin në vozitje, sepse era ishte kundër tyre; edhe në rojën e katërt të natës vjen tek ata, duke ecur mbi det; edhe donte t’i kalonte. Po ata, kur panë atë që po ecte mbi det, pandehën se ishte hije dhe bërtitën. Sepse të gjithë e panë dhe u drodhën. Edhe menjëherë foli me ata e u thotë atyre: Kini guxim, jam unë, mos u frikësoni. Edhe hipi tek ata në lundër; edhe era pushoi. Edhe me veten e tyre habiteshin fort tepër, edhe mahniteshin. Sepse nuk e morën vesh nga bukët; sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.
Edhe si kapërcyen detin, erdhën në tokën Gjenisaret dhe hodhën spirancën në liman.