– Ungjilli – Mateu 12:15-21.
Po Jisui si e kuptoi, iku andej; edhe shkuan pas tij shumë turma, edhe i shëroi ata të gjithë. Edhe i porositi ata rreptë të mos e shfaqin atë; që të përmbushet ç’është thënë nga profeti Isaia, që thotë: “Ja shërbëtori im që e zgjodha, i dashuri im, që e pëlqeu shpirti im; do të vë Frymën time mbi atë, edhe do t’u shpallë gjykimin kombeve.
Nuk do të grindet, as nuk do të bërtasë; as nuk do të dëgjojë ndonjë zërin e tij nëpër sheshe. Kallam të dërrmuar nuk do të thyejë, edhe fitil liri që nxjerr tym nuk do të shuajë, derisa të nxjerrë gjykimin në fitore. Edhe kombet do të shpresojnë në emrin e tij”.