APOSTULLI – Efesianëve 4:7-13.

 

Edhe gjithësecilit prej nesh iu dha hiri sipas masës së dhuratës së Krishtit. Prandaj thotë: “Si u ngjit lart, skllavëroi skllavëri, edhe u dha dhurata njerëzve”. Edhe se “ai u ngjit”, ç’është tjetër, veçse edhe zbriti më parë në pjesët më të poshtme të dheut? Ai që zbriti, është ai që edhe u ngjit sipër gjithë qiejve, që t’i plotësojë të gjitha.

Edhe ai dha që disa të jenë apostuj, e disa profetë, e disa ungjilltarë, edhe disa barinj e mësues, për përgatitjen e shenjtëve, për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit, deri sa të arrijmë të gjithë në bashkimin e besimit, edhe të njohjes së Birit të Perëndisë, në një njeri të përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit.