UNGJILLI – Mateu 4:12-17.

Edhe Jisui kur dëgjoi se Joani u dorëzua, iku në Galile. Edhe si la Nazaretin, erdhi e ndenji në Kapernaum që është pranë detit, në kufijtë e Zabulonit edhe të Neftalimit, që të përmbushet ç’është thënë nga profeti Isaia, që thotë: “Dheu Zabulon edhe dheu Neftalim, në udhën e detit përtej Jordanit, Galilea e kombeve, populli që rrinte në errësirë pa dritë të madhe, edhe atyre që rrinin në vend e në hije vdekjeje u lindi dritë”.

Që atëherë Jisui filloi të predikojë e të thotë: Pendohuni, sepse u afrua mbretëria e qiejve.