APOSTULLI – Galatianëve 4:4-7.
Po kur erdhi plotësia e kohës, Perëndia dërgoi të Birin, që lindi prej gruaje dhe që ishte nën ligj, që të shpërblejë ata që ishin nën ligj, që të marrin birësinë. Edhe meqenëse jemi bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja, që thërret: Abba, o Atë. Prandaj nuk je më shërbëtor, po bir; dhe në je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.