UNGJILLI – Marku 10:11-16.
Edhe u thotë atyre: Kush të lërë gruan e tij e të martohet me tjetër, shkel kurorën kundrejt saj. Edhe gruaja, në lëntë burrin e saj dhe të martohet me tjetër, shkel kurorën.
Edhe i prunë atij fëmijë të vegjël, që t’i prekë; edhe nxënësit i qortonin ata që i sillnin. Po Jisui kur pa, u zemërua dhe u tha atyre: Lerini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni; sepse e të këtillëve është mbretëria e Perëndisë. Me të vërtetë po ju them juve, ai që të mos presë mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël nuk do të hyjë në të. Edhe si i mori në krah, vuri duart mbi atë.